Thaçi ‘u varfërua’ edhe pse mori më shumë para në vitin 2017
Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 14 June 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Nga ky dokument shihet se Thaçit të ardhurat vjetore i janë rritur krahasuar me vitin paraprak.
32 mijë e 66 euro e 97 centë është paga vjetore e Thaçit nga zyra e Presidentit, kurse nga mëditjet për këtë vit siguroi 9 mijë e 968 euro e 84 centë.
Për rreth dy mijë euro më pak ishte vlera e kësaj shifre në vitin e kaluar, përkatësisht Thaçi në vitin 2017 kishte deklaruar 31 mijë e 956 euro e 36 centë të të ardhura vjetore nga paga, ndërsa nga mëditjet 8 mijë e 782 euro e 50 centë.
Përderisa në formularin e AKK-së, Thaçi në vitin 2017 deklaroi vetëm një veturë të tipit Audi, në pronësi të tij, me vlerë 15 mijë euro, ai këtë vit ka deklaruar dy vetura – një Audi Q5 me vlerë 15 mijë euro dhe një Audi A4 me vlerë 23 mijë euro.
Mirëpo, asnjërën nga dy veturat presidenti nuk i ka deklaruar se janë në pronësi të tij. E para figuron në pronësi të bashkëshortes, ndërsa e dyta me pronësi të përbashkët, transmeton KosovaPress.
Pasuria e paluajtshme e kreut të shtetit, sipas formularit për deklarim të pasurisë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga viti paraprak.
Në vitin 2017 ai kishte deklaruar një shtëpi me 250 mijë metra në katrorë, trashëgimi nga familja me vlerë prej 80 mijë eurosh. Të njëjtën deklarim, pa asnjë ndërhyrje, Thaçi e ka bërë edhe për këtë vit. Njëjtë ka vepruar edhe për tokën bujqësore prej 1 hektarësh, të trashëguar nga familja. Kjo tokë bujqësore ka mbajtur vlerën prej 180 mijë eurosh për të dytin vit me radhë.
Bashkëshortja e Thaçit me një rrogë më shumë
Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit, në vitin 2017 kishte 18 mijë euro të hyrja vjetore, të siguruara nga ligjërimi në Universitetin ‘Fama’, por viti 2018 solli edhe një vend pune për zonjën e parë të shtetit.
Ajo përfiton 6 mijë e 500 euro nga kolegji privat AAB, ndërsa nga Universiteti publik “Isa Boletini” i Mitrovicës përfiton 14 mijë e 670 euro e 72 centë.
Para të gatshme për djalin e Thaçit
1 mijë e 500 euro bashkëshortja e presidentit i kishte deklaruar si para të gatshme në vitin 2017, por këtë vit nuk figurojnë para të gatshme në emër të saj. Për vitin 2018, është shifra prej 10 mijë e 280 euro që figuron në emër të fëmijëve. Çifti Thaçi ka vetëm një djalë, Endritin.
Vitin e kaluar, presidenti Thaçi deklaroi 290 mijë euro para të gatshme në emër të tij (nga shitja e shtëpisë), si dhe 16 mijë e 373 euro e 39 centë të tjera.
Këto shifra janë zvogëluar këtë vit, pasi Thaçi ka deklaruar mbi 139 mijë euro para të gatshme, prej tyre 3 mijë e 16 euro e 3 centë në një bankë dhe 136 mijë e 688 euro e 81 centë në një bankë tjetër.
Borxhet e familjes Thaçi
Për ndërtimin e shtëpisë, Thaçi në vitin 2009 ka marrë një kredi prej 100 mijë eurosh. Kjo kredi përfundon më 1 dhjetor të këtij viti. Përveç kësaj kredie, viti 2018 familjes Thaçi i sjell edhe një kredi tjetër, atë për blerjen e veturës, në emër të bashkëshortes së presidentit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...