Lajme

Thaçi: Turqia, partnere strategjike e projekteve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 20 September 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në SHBA në një vizitë zyrtare. Ai dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimin me presidentin turk e ka bërë publik Thaçi në rrjetet sociale, duke thënë se ky takim ishte i shkëlqyer.

“Takim i shkëlqyer me presidentin Erdogan. Turqia ka qenë një partnere e rëndësishme strategjike në projektet tona për të fituar njohje në skenën botërore”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera