Lajme

Thaçi tri herë brenda muajit në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 26 September 2017

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të vazhdojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi, është lideri i vetëm shtetëror në Ballkan që do të vizitoj Amerikën tri herë brenda një muaji.

Burime të Indeksonline brenda Presidencës, bëjnë të ditur se presidenti Thaçi  nesër do të pritet për herë të dytë brenda vitit 2017, në një audiencë të Papa Françeskut në Vatikan.

-Advertisement-

Një ashtu bëhet e ditur se pas bekimit të Papa Françeskut, Thaçi do të udhëtojë në SHBA, ku të premten në Shtëpinë e Bardhë do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të SHBA-ve.

“Presidenti Thaçi nesër udhëton në Vatikan, ku të enjten pritet nga Papa Françesku. Është një vizitë e rëndësishme në thellimin e relacioneve me Selinë e Shenjtë. Të premten, presidenti Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardh nga zëvendëspresidentin i SHBA-ve, Mike Pence”, është thënë nga i njëjti burim.

Duhet përkujtuar që më datën 13 shtator, Thaçi në Washington kishte nënshkruar marrëveshjen me MCC, bashkë me kongresmen dhe senator amerikan, derisa sapo është kthyer nga takimi që kishte me Presidentin, Donald Trump në Nju Jork.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera