Lajme

Thaci tregon datën kur do të arrihet marrëveshja me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 05 September 2018

Presidenti Hashim Thaçi gjatë debatit me shoqerinë civile të organizuar nga KDI bëri të ditur se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë pritet të përfundoj deri në pranverën e vitit të ardhshem.

“Nuk ka periudhë të caktuar për arritjen e marrëveshjes, por synohet që deri në pjesën e parë të pranverës së ardhshme të arrihet. Do jetë vështirë, do ketë pengesa dhe do të jetë pothuajse e pamundur, por unë shpresoj, punoj dhe besoj që do të arrihet marrëveshja” u shpreh ai

Thaci shtoi tutje se pa përfundimin me sukses të kësaj marrëveshje dhe pa njohjen e Kosovës nga ana e shteti serb, Kosova do të mbesë shumë mbrapa për në rrugen e integrimeve në BE dhe NATO.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera