Lajme

Thaçi: Trashëgimia pronësore sfidë e gruas kosovare

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 08 March 2018

Me 8 Mars në ditën e gruas është mbajtur  një forum me temën “Të drejtat pronësore të grave” e cila është  organizuar nga misioni i OSBE-së dhe ambasada franceze, shkruan Infokusi.com

Në këtë forum është folur  për trashëgimin e pronësisë  që shumica e grave nuk regjistrohen si pronare të pronave.

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me  pengesa në realizimin e të drejtave të saj, një sfidë e tillë është realizimi i të drejtave pronësore të trashëgimisë që janë edhe objekt i kësaj konference.

-Advertisement-

“Por, kemi edhe sfida, gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me  pengesa në realizimin e të drejtave të saj, një sfidë e tillë është realizimi i të drejtave pronësore të trashëgimisë që janë edhe objekt i kësaj konference”.

Po ashtu Thaçi tregon se Neni 46 i Kushtetutës sonë ua garanton të gjithë qytetarëve të drejtat e tyre në prone, por fatkeqësisht gratë në Kosovë ende luftojnë për tejkalimin e barrierave trashëgiminë e pronës.

“ Neni 46 i Kushtetutës sonë ua garanton të gjithë qytetarëve të drejtat e tyre në pronë. Por, fatkeqësisht, në masë të madhe, gratë në Kosovë ende luftojnë për tejkalimin e barrierave që pengojnë trashëgiminë e pronës së paluajtshme nga familja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera