Lajme

Thaçi: Do t’ia jap mandatin për formimin e Qeverisë secilit që fiton shumicën

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 10 June 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se fituesi i zgjedhjeve parlamentare e ka për obligim që ta themelojë qeverinë sa më shpejt.

“Unë do të respektoj kushtetutën dhe ligjet, fituesi i zgjedhjeve ka obligim që ta themelojë qeverinë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai në një intervistë për Deutsche Welle.

Kreu i shtetit njëherit e ka vlerësuar si të qetë dhe korrrekte fushatën parazgjedhore.

-Advertisement-

” Mendoj se ka qenë një fushatë e qetë, korrekte, e ballafaqimit të ideve, koncepteve dhe vizioneve, një fushatë moderne e stilit evropian, një fushatë model për rajonin. Natyrisht që është shumë me rëndësi që të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve në zgjedhje – nga të gjitha komunitetet”.

“Prandaj unë kam besim të plotë se Kosova me 11 qershor, do ta japë një provim të rëndësishëm, ate të organizimit të zgjedhjeve të mira dhe se ato do të jenë një bazament i fuqishëm për ndërtimin e institucioneve të reja”.

Ndërsa duke komentuar incidentet në veri në prag të zgjedhjeve ai ka theksuar se i gjithë faktori relevant që merret me zgjedhjet, por edhe mekanizmat e sigurisë vendore edhe ndërkombëtare janë të angazhuara që votimet të jenë të organizuara mirë në të gjithë territorin e Kosovës.

” E di që ka pasur kërcënime, ka pasur probleme, ka pasur shantazhe të ndryshme prej eksponentëve të ndryshëm të një subjekti të caktuar politik serb ndaj oponentëve të tjerë. Por përsëri mua më mban shpresa që zgjedhjet do të jenë mirë në çdo cep të Kosovës. Ndaj të gjithë pretenduesve për prishjen e imazhit të këtyre zgjedhjeve do të jemi të pakompromis dhe do të ballafaqohen me ligjin”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera