Lajme

Thaçi thotë se kriminelët e veriut po marrin informacione nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 08 December 2021

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA’së. Jusuf Thaçi në emisionin Pressing në T7 tha se Prokuroria e Kosovës duhet të merret urgjentisht me këtë çështje.

“Në këtë fazë gjëja më e rëndësishme është se së paku këto struktura të sigurisë që janë aq të mishëruara me grupe të tilla kriminale, Prokuroria e Kosovës ish dasht me u marrë në mënyrë emergjente”, thotë Thaçi.

“Ne e dimë se fatkeqësisht në Policinë e Kosovës ka sabotazhë, ka rrjedhje të informacionit, ka bashkëpunim me këto grupe nga ana e komunitetit serb që e mbajnë uniformën e Policisë së Kosovës për t’i shërbyer Kosovës, por pikërisht për tu shërbyer të tillëve”, shtoi ai.

-Advertisement-

“Prokuroria duhet me u marrë me këtë çështje’, theksoi Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera