Thaçi thotë se i ka ministrat e Haradinajt pas vetes për ndryshim kufijsh
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 23 September 2018
Derisa kryeministri Ramush Haradinaj refuzon lëvizjen e kufijve me Seribnë, në secilën formë, Presidenti Hashim Thaçi thotë se idenë e tij për korrigjim kufijsh e përkrahin 90 për qind e kabinetit qeveritar.
Në Qeverinë Haradinaj nuk kanë koment për deklaratat e të parit të shtetit.
Duke injoruar tërësisht deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, i cili thotë se askush nuk guxon t’i lëviz kufijtë, Thaçi, në një intervistë televizive në Shqipëri tha se shumica absolute e kabinetit qeveritar nuk mendojnë si Haradinaj, por si ai.
“Sot, 90 për qind e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin”, tha Presidenti.
Kësisoj, Thaçi për të disfatën herë deklaron se ai ia kontrollon Qeverinë Haradinajt. Për krejt këtë Zyra e Kryeministrit nuk ka asnjë koment.
Gazeta Express ka pyetur stafin e kryeministrit Haradinaj nëse vartësit e shefit të Qeverisë, zëvendëskryeministra e ministra, janë deklaruar pro ndryshimit të kufijve, ata kanë thënë se nuk kanë asnjë koment rreth kësaj.
Presidenti Thaçi, të enjten mbrëma po fliste për përkrahjen absolute që ai thotë se e ka për idenë e tij rreth korrigjimit të kufirit me Serbinë, shkruan Gazeta Express.
Nuk dihet se si Thaçi i kishte bërë ato matje, por thoshte se 80 për qind e popullit janë pro idesë së tij për ndryshim kufijsh.
“80 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit. Edhe presidenti, edhe kryeministri mund të ndërrohen, por korrigjimi do të ndodhë. 98 për qind e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e mbështesin bashkimin e Luginës me Kosovën. Ndërsa, mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin kërkesën që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës. Nuk ka individ që do mund ta bllokojë këtë proces, sepse ne do të shkojmë në referendum dhe vetë qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Thaçi.
Nga ana tjetër, Haradinaj, deri më tash, nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij kundër korrigjimit të kufijve.
Ai me dhjetëra herë ka deklaruar se prekja e kufijve, për të do të thotë luftë dhe kjo, sipas Haradinajt, nuk guxon të ndodhë.
E, në një intervistë që Haradinaj pati në Shqipëri, tha se Thaçi nuk e ka seriozisht çështjen e korrigjimit të kufijve, sipas së cilës, Presidenti thotë se do të kërkojë në Bruksel që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Sipas Haradinajt, Thaçi e ka taktikë politike këtë iniciativë.
“…e ka prezantu si një debat taktik politik, si kundërpërgjigje ndaj retorikës që vjen nga Beogradi”, ka thënë kryeministri i Kosovës për takimet me Thaçin, ku kanë përmendur çështjen e shkëmbimit të territoreve. /Express/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































