Lajme

Thaçi, thirrje qytetarëve: Dilni votoni (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 10 June 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ju është drejtuar në qytetarëve për zgjedhjet e 11 qershorit, duke  thënë se ato janë një mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.

Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, për të ardhmen dhe konsilidimin e shtetit, shkruan Indeksonline.

Fjalimi i plotë i Thaçit:

-Advertisement-

Të dashur miq,

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.

Prandaj, si president i juaji, me lejoni t’ju thërras që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar. Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë.

Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambadadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm./ Indeksonline

TEMAT:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera