Lajme

Thaçi: Tani është koha për formimin e një qeveri efektive, e jo viktimë të së kaluarës

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 01 June 2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për medie, ka thënë se pas finalizimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e tij, për t’i dhënë LDK-së mundësinë që të formoj qeverinë e re, ka dëshmuar se institucionet e vendit, funksionojnë të pavarura.

Thaçi tutje ka thënë se nga sot për vendin do të nis një kapitull i ri i stabilizimit.

“Kam qenë i kujdesshëm që në çdo hap që kam ndërmarr të jetë në përputhje me kushtetutën. Për mua mbi të gjitha është e rëndësishme që të funksionoj ky rend. Tani pres që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi që rrethanat kërkojnë një qeveri funksionale dhe efektive, e jo viktimë të së kallurës”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Ai ka ftuar partitë politike dhe të nominuarin për kryeministër që të ecin përpara. Tani siç ka thënë Thaçi është koha të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët e Kosovës, të sigurojmë zhvillim dhe prosperitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera