Lajme

Thaçi takon presidentin e Francës: Diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 11 November 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi këtë të hënë është takuar me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Ata diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta inFokus.

Thaçi është shprehur se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, siç njofton Presidenca e Kosovës.
“Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, është shprehur presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron.

-Advertisement-

“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”, duke shtuar se “kjo do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë.
Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi në takim me Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Kosova ka vetëm një synim: anëtarësimin në NATO dhe BE. Asgjë nuk na lëkund nga ky synim dhe asgjë nuk na lëkund nga kjo rrugë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë. Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Macron për përkrahjen e tij për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera