Lajme

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 26 February 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Thaci ka treguar se çfarë është biseduar në këtë takim.

“Bashkëbisedim briliant dhe dakordim i plotë për rrugën përpara”, shkruan Thaçi në Tuitter.

-Advertisement-

“SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë ti thellojmë ato. Faleminderit Sekretarit Pompeo për përkushtimin e juaj në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besim dhe partnership me SHBA’në”, shton ai.

Më herët, Thaci është pritur në takim nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist.

Thaci tha se në këtë takim, zv.Sekretari i premtoi Kosovës mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera