Lajme

Thaçi takohet me Dacin, flasin edhe për Luginën e Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 01 August 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

Ai tha se gjatë takimit kanë biseduar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi, institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

-Advertisement-

Image may contain: one or more people, people sitting, table and food

Presidenti Thaçi ka thënë se vetëm të bashkuar mund të realizohen objektivat tona, njohja reciproke Kosovë – Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare.

“Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës”, ka përfunduar Thaçi.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeakademiku i Kosovës Nexhat Daci, foli fjalë të mira për Thaçin në një emision televiziv.

Daci tha se pas Rugovës, Thaçi është lideri i pakontestueshëm për pzozitën e kryenegociatorit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera