Lajme

Thaçi: Spanja ka qëndrim mohues, gati armiqësor, ndaj shtetit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 06 October 2021

Opinionisti Jusuf Thaçi është skeptik ndaj Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” tha se Spanja nuk ka qëndrim neutral ndaj Kosovës, por ka qëndrim mohues, gati armiqësor, ndaj shtetit të Kosovës.

Ai ka përmendur faktin se Spanja ka kërkuar që të hiqen simbolet në Samitin e sotëm të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, meqenëse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Mos të harrojmë: edhe Spanja është BE, madje shtet i fuqishëm i BE-së.  Spanja nuk ka qëndrim neutral ndaj Kosovës, por ka qëndrim mohues, gati armiqësor, ndaj shtetit të Kosovës. Me qëndrime të njëjta apo të ngjashme me Spanjën në raport me shtetësinë e Kosovës ka edhe shtete të tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën (madje ka edhe shtete të tjera të BE-së që pavarësisht se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë qëndrim negativ ndaj Kosovës)”.

Ai e cilëson naivitet pritjen që BE-ja të jetë neutrale në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Rrjedhimisht, është naivitet të pritet që BE-ja (si organizatë shumë-shtetëshe, brenda së cilës vendim-marrja varet nga secili shtet e ku disa nga këto shtete kanë qëndrim kundër Kosovës e shtetësisë së saj) të jetë një ndërmjetëse neutrale e korrekte në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Thaçi.

“Prandaj, në procesin e dialogut Kosovë-Serbi Kosova duhet të mbështetet vetëm në SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë” , ka shtuar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera