Lajme

Thaçi: Sot po festojmë dyfish, njëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe shugurimin e Katedrales

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 05 September 2017

Presidenti i vendit Hashim Thaçi thotë se një vjet më parë, mori pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezës nga Papa Francesku, në Vatikan.

Thaçi ka shkruar në Facebook se si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.

“Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj”, ka shkruar kreu i shtetit në Facebook.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera