Lajme

Thaçi sot dekoron Richard Grenellin

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 21 September 2020

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-ve Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi këtë të hënë do të qëndroj në Kosovë.

Grenell ishte edhe një prej personave kyç edhe të marrëveshjes që u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, shkruan Gazeta Infokus.

E për krejt këto Grenll do të marrë dekoratë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Presidenti Thaçi do ta dekoroj Grenellin për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i Thaçit, shkruan Gazeta Infokus.

“Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së.

Medalja Presidenciale e Meritave u tha se po i ndahet ambasadorit Richard Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon”./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera