Lajme

Thaçi shtron iftar për rreth 600 mësimdhënës të Klinës

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 30 May 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është ndikuar nga paralajmërimet e disa prej partive politike që të mos organizoi takime me mësimdhënës në këtë kohë zgjedhjesh.

Pavarësisht “kërcënimit” se do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për shkelje të mandatit presidencial, ai sonte i ka mbledhur rreth 600 punëtorë të arsimit të komunës së Klinës.

Meqë është muaj Ramazan, kreu i shtetit ka shtruar iftar për ta, raporton AktivPress.

-Advertisement-

Siç mësohet nga të pranishmit, ai nuk ka qëndruar më shumë se 15 minuta me ta, por për aq kohë i ka uruar ata për punën që e bëjnë, pa u lëshuar në fjalime politike.

Presidenti Thaçi takohet me mësimdhënës pothuajse për çdo vjet.

Ai ka deklaruar se takimi me mësues e me qytetarë është në traditën e punës së tij./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera