Thaçi: Shqipëria e Madhe propagandë e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 25 April 2017
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se nuk ka asgjë më të pështirë dhe njëkohësisht qesharake, se të dëgjosh dokrrat e Serbisë për gjoja “përpjekjet për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.
Sipas tij, riaktualizimi i kësaj propagande të vjetër të kohës së Millosheviqit nuk është aspak i rastësishëm dhe se kjo propagandë e Serbisë, ndër të tjera ka dy qëllime thelbësore.
“Së pari, të legjitimoj funksionimin e Serbisë së Madhe të krijuar përmes gjenocidit të kryer në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dhe së dyti, t’i nxis elementet nacionaliste dhe ekstremiste për të destabilizuar dhe cenuar integritetin territorial të Kosovës. Serbisë asnjëherë nuk i ka penguar Shqipëria si shtet i pavarur dhe sovran.
Në takimet e dialogut në Bruksel, përfaqësuesit e Serbisë pa fije turpi kanë thënë disa herë se Serbia do të preferonte të dialogonte me Shqipërinë dhe jo me Kosovën. Por, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse Kosova shtet i pavarur dhe sovran është realitet i përhershëm”, shkruan Thaçi.
E gjithë kjo fushatë e orkestruar nga Serbia sipas tij është e përgatitur nga protagonistët e njëjtë, të cilët 20 vjet më parë kanë ushtruar zanatin e njëjtë. Ai thotë se fatkeqësisht, BE-ja me naivitetin e saj të zakonshëm në raport me Kosovën, po bie pre e kësaj propagande të Serbisë.
“Për rrjedhojë, nuk është rastësi që sjelljet dhe deklaratat e disa zyrtarëve të BE-së përputhen me ato të zyrtarëve të Serbisë kur i referohen Kosovës. Unë nuk pres prej Serbisë të heq dorë nga ëndrrat e saj për përpjekje të serishme për rikthimin e Kosovës nën regjimin e saj, edhe pse e dinë që kjo është e pamundur.
Mirëpo, pres nga BE- ja që ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos manipulohet kaq lehtë nga Serbia”, thotë ai.

Të tjera
-
Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka mir...
-
Ukraina dhe Rusia konfirmojnë shkëmbimin e ushtarëve të burgosur
Qindra të burgosur të luftës rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas sh...
-
Opozita insiston në përfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale
Rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, ka më shumë se shtatë muaj që ...
-
Kishida shkarkon sekretarin e tij për shkak të komenteve homofobike
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shkarkuar Sekretarin e Zyrës, Masa...
-
Pakistan bllokon faqen e Wikipedias
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në enciklopedinë online, Wikiped...
-
“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora
Është pezulluar këtë të shtunë lundrimi i tragetit Vlorë- Brindizi. Sipas ...
-
LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i tatimit në pronë
Për t’u lehtësuar barra e qytetarëve që janë goditur nga inflacioni i lartë, ...
-
Mediat serbe: Me mbështetjen e Britanisë së Madhe, Albin Kurti kushtëzon Asociacionin
Mediumi serb “Novosti”, ka shkruar një artikull se kryeministri Albin Kurti v...
-
Kritikat e opozitës, Gërvalla: Nuk jam anëtar i asnjë partie politike
Drejtori i ri i transmetuesit publik RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas krit...
-
Daçiq: Qëndrimi i SHBA-së ndaj nesh ka ndryshuar
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas kthimit nga Washing...
-
Manifestime në Shkup për Goce Dellçev nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunën në Shkup kanë nisur akt...
-
Goditet grupi kriminal për heroinë dhe kokainë në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona si pjesë e një grupi krimina...