Lajme

Thaçi: As që vjen në shprehje shkëmbimi i territoreve me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 15 May 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë.

Ai ka thënë se lajmet për shkëmbim të territoreve ka qenë më shumë si lajm i rrejshëm.

“Të gjithë i siguroj së diçka e tillë nuk do të vjen në shprehje as për tu disktuuar. Është edhe një e keqe që po ndodhë se po lansohen lajme të rrejshme. Është shumë me interes të konfrimohen me fakte idetë, a janë institucionale, a janë lajme të rrejshme. Shkëmbimi i territoreve ka qenë më tepër dezinformatë”, ka thënë presidenti në Klan Kosova.

-Advertisement-

Tutje presidenti ka folur edhe për Asociacionin. Ai ka thënë se Kosova do ta zbatojë këtë marrëveshje brenda afatit që e ka dhënë BE-ja, shkruan lajmi.net.

“Është mirë që qeveria e ka themeluar ekipin menaxherial të Asociacionit. Kjo ka qenë nervoza e Serbisë në përgjegjësitë që kemi treguar me kalimin e demarkacionit, dhe përgjegjësia për formimin e ekipit të Asociacionit edhe kjo solli reagim nervoz me dërgimin e Gjuriqit për të dërguar një situatë konfliktuoze”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai tutje u shpreh optimist se rekomandimi për liberalizimin e vizave do të vjen në qershor, kurse deri në fund të vitit kosovarët do të lëvizin lirshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera