Lajme

Thaçi: Qani Mehmedi, zë origjinal në përiudhat ku kaloi shoqërisë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 18 Korrik 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi.

Thaçi e ka quajtur Mehmedin si zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare, transmeton Infokusi.com.

Postimin e plotë të Thaçit bërë ne “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

Qani Mehmedi lindi më 1953 në Dragomisht të Vogël në Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy