Fokus

Thaçi publikon përsëri foton me Adem Jasharin që hapi shumë polemika

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 17 February 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të festës së 11 vjetorit të Pavarësisë së vendit ka shpërndarë një foto me komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Thaçi e ka quajtur atë bashkëluftëtar të tij në orët e para të luftës, shkruan gazeta inFokus.

“11vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, komandatin legjendar Adem Jasharin dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Presidenti i vendit këtë fotografi kishte shpërndarë edhe vitin e kaluar.

Për këtë u hapën polemika të shumta ku dyshohej se fotoja ishte e falsifikuar.

Kritiku Ramiz Behluli, ishte i pari që hodhi dyshime mbi fotografinë e presidentit me komandantin Adem Jashari.

Ai në një postim në Facebook, kishte analizuar këtë fotografi, duke përmendur disa elemente, që nxisin dyshime, nëse fotoja është e vërtetë.

“1.Prerje jo profesionale e fotos

2.Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se është e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale)siq është në foton 1 )?!

3.Shikimi i A Jasharit ?!

4.Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël)

5.Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afersia e njejtë nga është bërë foto)?!”, kishte shkruar Behluli. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera