Lajme

Thaçi priti vëzhguesit e zgjedhjeve nga Parlamenti Europian

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 09 June 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti këtë të premte vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë.

Ata janë kryesuar nga z. Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e që përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.

-Advertisement-

Presidenti Thaçi falënderoi z.Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.

“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, është shprehur Soltes.

Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera