Thaçi pritet të ftojë në takim liderët politikë
Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 30 March 2020
Presidenti i Kosovës këtë javë pritet të ftojë në takim për konsultime të gjithë liderët e partive politike, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re.
Pasi që njoftimi zyrtar i mocionit nga Kuvendi ka arritur të premten në zyrën e tij, Thaçi nuk ka arritur të ftojë liderët në takim për sot.
Partitë politike të kontaktuara nga KosovaPress në lidhje me atë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi, kanë thënë se nuk kanë ende qëndrim zyrtare në lidhje me këtë çështje.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi përmes telefonit për KosovaPress se ende nuk dihet nëse kjo parti do t’i shkojë në takim presidentit Thaçi përderisa ende nuk ka ftesë zyrtare.
“Është problem i presidentit. Neve nuk ka thirrur ende në takim. Pa e marrë ftesën ne nuk flasim. Kur të na e dërgojë ftesën, ju tregojmë. Ne një qeveri e kemi rrëzuar për shkak të këtyre problemeve, nuk na ka thirr askush ende neve. Nuk paragjykojmë asgjë në këtë situatë”, tha Haziri.
Për dallim nga kjo parti, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate tha për KosovaPress, se me të marrë ftesën nga presidenti, do të shkojnë si parti për konsultime në lidhje me qeverinë e ardhshme.
“Së pari ne do të shkojmë në takim dhe të bisedojmë me të gjithë liderët, për të bërë një zgjidhje më të mundshme për vendin. Për një qeveri gjithëpërfshirëse apo një parti që të mund të formojë qeverinë. Presidenti duhet sa më shpejt të ftojë liderët e partive politike, dhe të merr mendimin e të gjithëve për të parë si të dalim nga kriza. Ne jemi për institucione stabile, pasi në këtë kohë vendit i duhet një qeveri stabile, e cila di të merr vendime”, tha Shala.
Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi thotë se pa e marrë ftesën nga presidenti, nuk mund të deklarohen nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ose jo.
“Nuk kemi pranuar ende ftesën, pa ftesë nuk kam ndonjë koment”, tha Bytyçi.
KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thà «në se presidenti Thaçi duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Presidenti Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës kishte deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re. E për këtë, ai kishte thënë se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Të tjera
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj dekalron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...