Lajme

Thaçi pret sot në takim Kurtin!

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 01 April 2020

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Thaçi për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Zyrës së Informimit të Presidentit Thaçi, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

“Ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike parlamentare, ku janë ftuar liderët e partive parlamentare për konsultime nesër dhe pasnesërPr”, kanë thënë në Zyrën e Presidentit.

-Advertisement-

Sipas tyre, presidenti Thaçi sot në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar ta takojë për konsultime Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në orën 10:30 do ta takojë Kryetarin e LDK-së, kurse në 11:00 atë të PDK-së.

Ndërsa,nesër, presidenti Thaçi do t’i presë në takime të ndara konsultative Kryetarin e AAK-së në orën 10:00, Kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, Kryetarin e Nismës në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera