Lajme

Thaçi pranon kredencialet nga ambasasdori i Belgjikës

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 20 October 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Belgjikës në Kosovë, Frederic Maurice.

Në takimin njoftues, presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për mbështetjen e Belgjikës në procesin shtetndërtues të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.

Po ashtu, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera