Thaçi përmend Zubin Potokun, Zveçanin dhe Leshakun indirekt kur pyetet rreth sakrificës për Luginën e Preshevës

Autori: Gazeta inFokus
22:14 | 20 September 2018
(I plotësuar) – Presidenti Thaçi në “Top Story” është pyetur nga analisti Skënder Minxhozi, i cili përmend edhe kundërshtimet gjermane, se nëse do kërkohej që për Preshevën dhe komunat e tjera shqiptare të sakrifikohen komuna në veri të Kosovës me shumicë serbe apo asestet e Kosovës, cila do të ishte përgjigjja për këtë kërkesë të palës serbe, sepse, sipas tij, që të ketë një marrëveshje duhet të ketë një ujdi mes palësh?
“Nëse do të ndodhë korrigjimi apo jo, unë shoh gjasa shumë të pakta, sepse Serbia nuk do të pajtohet. Uroj që ajo të reflektoj përmbajtjen e çdo faktori ndërkombëtar. I kuptoj dhe i respektoj edhe skepticizmat, por në momentin që arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për korrigjimin e kufijve, jam i bindur se të gjithë në mënyrë unike do ta mbështesin marrëveshjen, edhe SHBA-ja, edhe BE-ja, duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ata që po flasin kundër korrigjimit, në një formë apo tjetër dërgojnë mesazhe për ndarje dhe shkëmbime. Kudo që të jenë ata, e kanë gabim dhe unë do të jem përballë tyre. Ideja ime është vetëm korrigjimi, bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Asnjë aset i Kosovës, as Ujmani, as veriu i Kosovës dhe as Trepça nuk vijnë në konsideratë që të jenë pjesë e Serbisë. Është e vërtetë edhe tjetra, që Tito dhe Rankoviq, në kohën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Kosova në vitet 1956-1959, për të bërë një balancë demografike, ia kanë bashkëngjitur Kosovës një pjesë të Leposaviqit, Leshakut dhe Zubin Potokut. Tani a duhet të mbetemi ne viktimë e Titos? Është e drejtë historike e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit t’i bashkohen Kosovës. Unë e mbështes plotësisht të drejtën e tyre. Më vjen mirë që edhe botërisht faktori ndërkombëtar po reflekton gjithnjë e më tepër. Skena politike në Kosovë është plotësisht në favor të dialogut, negociatave dhe të arritjes së një marrëveshjeje, duke mos e përjashtuar edhe korrigjimin. Ata që flasin për luftë dhe tragjedi, të jesh i bindur që më së pakti janë të interesuar për probleme, konflikte. Për luftë kanë folur edhe në kohën e demarkacionit me Malin e Zi. Sot, 90% e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin. 80% e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit. Edhe presidenti, edhe kryeministri mund të ndërrohen, por korrigjimi do të ndodhë. 98% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e mbështesin bashkimin e Luginës me Kosovën. Ndërsa, mbi 90% e qytetarëve të Kosovës e mbështesin kërkesën që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës. Nuk ka individë, që do të mund ta bllokojë këtë proces, sepse ne do të shkojmë në referendum dhe vetë qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se pretendimi për të krahasuar Kosovën me Bosnjë-Hercegovinën është tërësisht i paqëndrueshëm. Problemi i Bosnjës, sipas presidentit Thaçi, është krijuar përpara Kosovës dhe ka vazhduar e do të vazhdojë edhe pas zgjidhjes së problemit të Kosovës.
“Po hapet Kutia e Pandorës? Mendoj dhe besoj fuqishëm se përmes një korrigjimi të kufirit Kosovë-Serbi, do kemi një precedent pozitiv. Marrëveshja do të jetë e vullnetit të mirë, vullnetit të lirë dhe marrëveshjes paqësore”, ka thënë ai.

Të tjera
-
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvend...
-
Bahtiri i dha biberonin me qumësht në Kuvend, Paris Guri i përgjigjet: As kjo s’i paska 61
Seanca e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me nj...
-
Zbulohet përmbajtja e propozimeve në bisedimet SHBA-Evropë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Zyrtarët ukrainas dhe evropianë kundërshtuan këtë javë disa propozime të SHBA...
-
Mustafa e çon në Kushtetuese vendimin përfundimtar të Supremes e cila la në fuqi dënimin prej 15 vjetësh burgim
Salih Mustafa ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializu...
-
Vr* asja e rreshterit Lika, BIK: Akt tronditës e i dënueshëm, është detyrë e gjithë neve që t’i demaskojmë këta njerëz
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ashpër ndaj vrasjes së eprorit të...
-
Valon Murati: Në Hagë vizituam Sali Mustafën dhe Fadil Fazliun, ishin me moral të lartë
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka njoftuar për vizitat që ka zhvilluar ...
-
Aksident në Prishtinë – Lëndohet një motoçiklist
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pr...
-
Rizvanolli pyetet për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it, kjo është përgjigja e saj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar të komentojë ...
-
Zbulohet pllaka përkujtimore e Ismet Rracit, Abdixhiku: Trashëgimia politike e tij vazhdon të jetojë brenda LDK’së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur ...
-
Sorensen pas takimit me Gjuriq e Petkoviq: Patëm diskutim të mirë rreth përpjekjeve për përparim në dialog
Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Se...
-
Mediat serbe: Djali i Trumpit do të takohet përsëri me Vuçiqin nesër në Beograd
Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, nesër do të ...
-
Njësia Speciale arreston ministren boshnjake
Raportohet se është arrestuar një ministre në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas ...