Lajme

Thaçi i përgjigjet Kandiqit: Do të angazhohem për liri të lëvizjes

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 27 August 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj lutjes së kryetares të Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq e cila ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se është e paimagjinueshme që të cënohet e drejta e vizitës së qytetarëve serb në objektet fetare.

“Edhe në ditët më të vështira, qytetarët tanë kanë ruajtur objektet fetare, monumentet historike dhe trashëgiminë ortodokse të Kosovës.Sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Ai po ashtu tha se ‘ e ardhmja euro-atlantike e Kosovës është e sigurt vetëm duke ndërtuar shtet demokratik dhe duke ruajtur karakterin multi-etnik të shoqërisë tonë’.

Lexo edhe: Natasha Kandiq i dërgon letër të hapur Hashim Thaçit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera