Lajme

Thaçi pas tërmetit në Kosovë: Institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 15 January 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se të mërkurën në mbrëmje i ka njoftuar shërbimet e sigurisë lidhur me tërmetin që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, i pari i vendit ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie për situata të mundshme emergjente.

“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë Thaçi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera