Lajme

Thaçi pas takimit me Walker i çon mesazh Albin Kurtit – Pranoje ose refuzoje mandatarin

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 19 January 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në takim mikun e madh të Kosovës e ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Willaim Walker.

Thaçi para tij, pas takimit, ka kërkuar që sa më shpejt të krijohen institucionet, duke thënë që është kërkesë e ndërkombëtarëve e qytetarëve të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

E këtu Thaçi edhe ka pasur një mesazh për Albin Kurtin, liderin më të votuar në vend, duke i thënë që e ka gati letrën për mandatimin e tij, mirëpo ai duhet të pranoj këtë gjë ose ta refeuzoj.

-Advertisement-

“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë proces të suksesshëm të zgjedhjeve të 6 tetorit, që sa më shpejtë që është e mundur ky vullnet. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë. Kaluam një kohë të gjatë dhe qytetarët janë duke pritur dhe miqtë ndërkombëtarë gjithashtu, koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet  dhe që ka nominuar më shumë se gjysmen e kabinetit të tij dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij dhe shpresoj se Kurti do të relfektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij ose në të kundërten duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaci.

Ndërsa, Thaçi edhe ka falënderuar mikun e madh të shqiptarëve Willaim Walker që para botës dëshmoi për masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

“Ardhja e juaj për 21 vjetorin e masakrës së Recakut dhe ardhjet e juaja të shpeshta në Kosovë kho dëshmon edhe dashurinë tuaj dhe përkushtimin tuaj për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe për Kosovën e orientimit. Gjithmonë mirënjohje dhe përulësi për fjalët e juaja dhe për të vërtetat qe ia prezantove botës për masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera