Lajme

Thaçi pas takimit me Grenellin: Tregon se çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 22 January 2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, u takua të mërkurën me emisarin special të presidentit të SHBA-së Richard Grenell.

Presidenti Thaçi përmes një statusi në facebook ka treguar se në  këtë takim biseduan për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, shkruan gazeta inFokus.

“Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Ai gjithashtu theksoi rolin e SHBA’së në proceset që po kalon Kosova dhe lidershipin e presidentit të SHBA’ve, Donald Trump.

“Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë”, shkruan Thaçi.

Presidenti falënderoi ambasadorin Grenell për angazhimin e tij për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tone”, përfundon Thaçi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera