Lajme

Thaçi pas sulmit në veri: Absurde, bashkësia ndërkombëtare pret zgjedhje të lira e demokratike me pjesëmarrjen e Listës Serbe

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 26 September 2023

Ish zëvendësministri dhe njohësi i çështjeve politike, Jusuf Thaçi, ka thënë se tri fakte të thjeshta, shpërfaqin një absurd të madh.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare sulmin ndaj Kosovës e dënoi si sulm terrorist, Lista Serbe i shpalli tri ditë zije për vdekjen e sulmuesve terroristë dhe nënkryetari i Listës Serbe u faktua se ishte pjesë grupit sulmues terrorist.

Ai ka thënë se në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare pret që në veri të ketë zgjedhje të lira, demokratike e legjitime, vetëm kur në to të marrin pjesë Lista Serbe.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Tri fakte të thjeshta që shpërfaqin një absurd të madh:

Bashkësia ndërkombëtare (perëndimore) sulmin ndaj Kosovës e dënoi si sulm terrorist.
Lista Serbe i shpalli tri ditë zije për vdekjen e sulmuesve terroristë.
Nënkryetari i Listës Serbe u faktua se ishte pjesë grupit sulmues terrorist.

Në ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare pret që në veriun e Kosovës do të ketë zgjedhje të lira, demokratike e legjitime vetëm atëherë kur në to do të marrë pjesë Lista Serbe.

Çfarë absurdi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera