Lajme

Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 26 March 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë thirrje të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe anëtarësim në OKB.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse”, shkruan presidenti Thaçi.

-Advertisement-

Tutje, presidenti thotë se duhet përdorur vrulli dhe mbështetja e Amerikës për të arritur qëllimet e Kosovës.

“Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA’ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, përfundon Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera