Lajme

Thaçi paralajmëron referendum për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 31 August 2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi konsideron se një marrëveshje eventuale përfundimtare me Serbinë duhet “të qitet në referendum”, që të mos mbetet viktimë e debateve ndërpartiake.

Ai ka deklaruar se është kjo rruga më e mirë që të shmanget kthimi i saj në temë për folkloristët politikë, ndërsa ka kërkuar unitet në këto bisedime.

“Ne mund të negociojmë, të arrijmë pajtueshmëri, por do t’ua propozojmë qytetarëve të Kosovës, që në një datë të caktuar, ata të deklarohen vet dhe të marrin përgjegjësinë vet për këtë gjë. Kjo është zgjidhja më transparente, më e mirë e mundshme, më e pranueshme”, ka thënë Presidenti në “Info Magazine” të Klan Kosovës.

-Advertisement-

“Mbi situatat e reja do të krijohen rrethana të reja dhe të ndodhin veprime të reja. Por qytetarëve duhet t’u ofrohet mundësia që vet të vendosin për të ardhmen e tyre. Gjithçka me Serbinë është e politizuar; ka edhe paranoja në këtë drejtim”, tha Thaçi.

“Duhet ta kemi të qartë se jemi vendi më i izoluar për shkak të politikave ditore. Unë dua të besoj se njerëzit përgjegjës do të jenë pjesë e projektit për platformë të përbashkët në këtë cështje. Ata që nuk duan unitet nuk mund t’i tolerojmë”, shtoi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera