Lajme

Thaçi i paarritshëm me vota prej liderëve politikë

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 28 June 2017

Ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçit, tash president i vendit, ende asnjë lider politik nuk po mund t’i afrohet me votëbesim qytetarë.

Ndonëse ende nuk janë certifikuar zgjedhjet, sipas mediave, në këto zgjedhje mandatari i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka dalë më i votuari me 136,625 vota, Avdullah Hoti si mandatar, i dyti me 112,882 vota, kurse i treti Ramush Haradinaj, mandatari për kryeministër i PAN-it, me 98,458 vota.

Edhe pse ishte vetëm bartës i listës, Kadri Veseli, ka arritur të marrë gjithsej 125,866 vota, që rezulton të jetë njeriu i dytë më i votuar në vend.
Behgjet Pacolli ka grumbulluar gjithsej 34,382 vota, derisa Fatmir Limaj ka 30,289 vota.

-Advertisement-

Në zgjedhjet paraprake, lideri politik më i votuar në vend ishte Hashim Thaçi me 166,422 vota, kurse pas tij vinte Isa Mustafa me 121,059 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera