Lajme

Thaçi nuk ndalet, shkon në SHBA për të diskutuar të ardhmen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 21 November 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë një vizitë katërditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari i vendit udhëton për Amerikë ditën e hënë. Në plan janë vizitat në Shtëpinë e Bardhë, ministrinë e Jashtme ose Departamentin e Shtetit, siç njihet ndryshe kjo në Amerikë, pastaj në atë të Mbrojtjes ose Pentagon, si dhe në Kongres, ku do të ketë takime të rëndësishme në Senat, që është dhoma e lartë e Kuvendit amerikan.

Temë kryesore e takimeve dhe bisedave që Thaçi do të zhvillojë në Washignton e gjetiu, sipas informatave që ka Klan Kosova, është e ardhmja e shtetit të Kosovës, në veçanti dialogu me Serbinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera