Lajme

Thaçi nuk heq dorë nga udhëheqja e bisedimeve, kundërshtarët i quan të paaftë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 31 July 2018

President i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur sot ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga pozita e udhëheqësit të bisedimeve me Serbinë.

Thaçi madje ata që i kanë kërkuar të heqë dorë nga kjo pozita i ka quajtur të paditur e paaftë, shkruan gazeta inFokus

“Duke u vonuar do ta rrezikojmë të ardhmen euro atlantike të vendit, dhe për paaftësi e padituri politike nuk mund ta izolojmë vendin”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Ai ka përmendura edhe Rambujen dhe Vjenën.

“Unë kam qenë në Rambuje, kam nga nëpër Kosovë për orë të tëra në borë e acar për të parë opinionet e tyre dhe për të vënë nënshkrimin e marrëveshjes, edhe në Vjenë ka ndodhur njëjtë, edhe tash jam me ju në konferenca për shtyp dhe rrjete sociale. Njerëzit duhet të jenë të informuar”, ka thënë ai.

Të hënën Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë në të cilën pikë e rendit të ditës ishte edhe bisedimet me Serbinë.

Partitë opozitare kundërshtuan që këto bisedime të udhëhiqen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi por njëri nga bashkëpartiakët e presidentit pati një propozim ndryshe.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka propozuar që udhëheqës i dialogut me Serbinë të jetë, Bekim Jashari, djali i heroit Hamzës Jashari/ inFokus

Lexo edhe: Bekim Haxhiu propozon Bekim Jasharin për udhëheqës të dialogut me Serbinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera