Lajme

Thaçi: Nuk do të lejoj ndarjen e territorit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 01 March 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë ka folur me ton të ngjajshëm si në fushatë gjatë kohës së zgjedhjeve.

Ai foli bindshëm se nuk do të lejoj që asnjë politikë të cënoj lirinë territoriale të Kosoës.

Thaçi shtoi se duhet të gjejmë një zgjidhje që të garanntojmë njohjen e Republikës së Kosovës nga pesë vendet , shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ndarja e Kosovës nuk mund të ndodhë pa shkelur mbi trupin tim. Nuk mund ta cenojë askush 1 mm të territorit të Republikës së Kosovës, askush nuk mund ta cenojë as Trepçën, Mitrovicën, Ujmanin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime të temave të tilla, ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin, janë ata që i kam dëbuar nga Kosova”.

Presidenti megjithatë ka thënë se është për korrigjim të kufijve duke mbrojtur kështu idenë e tij për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

“Korrigjim të kufijve po, sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës së të drejtave legjitime të Preshevës, Medevgjës dhe Bujanocit për bashkëngjitje me Kosovës pa u cenuar territori i Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera