Thaçi nga Sllovenia: E ardhmja e rajonit kalon përmes portës së Berlinit
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 02 June 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Kosovën ka folur për vizitën e tij në Kroaci dhe takimet që sot do të zhvillojë në Slloveni me presidentin e këtij shtetit, Barut Pahor.
Duke folur për vizitën në Kroaci, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë raporte tradicionalisht shumë të mira dhe në themelet e shtetit të Kroacisë janë djersa, mundi dhe gjaku e djemve të Kosovës, të cilët kanë luftuar për liri dhe pavarësinë të Kroacisë.
“Kroacia mbështet fuqishëm zhvillimin e Kosovës, mbështet fuqishëm themelimin ushtrisë së Kosovës sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe në koordinim me NATO dhe partner tjerë ndërkombëtar”, ka thënë ai për Radio Kosovën, duke shtuar se Kroacia do të jetë mbështetëse edhe në procesin e njohjeve të reja të Kosovës dhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Presidenti i vendit ka theksuar se shqiptarët në Kroaci përfaqësohen në Kuvendin e Kroacisë dhe luajnë rol të rëndësishëm atje. Thaçi ka folur edhe për vizitën e tij në Slloveni, ku ka treguar se për pak qaste do të zhvilloi një takim zyrtar me presidentin slloven, Barut Pahor.
“Pas përfundimit të vizitës në Kroaci, një vizitë e shkëlqyer e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, tani do të vazhdojë takimet zyrtare me presidentin slloven, Pahor ku do të bisedojmë për bashkëpunimin në nivel politik, diplomatik, ekonomik, të arsimit dhe sfera tjera institucionale”, ka shtuar ai.
Sipas Thaçit, Kroacia dhe Sllovenia janë mbështetëse të fuqishme të shtetit të Kosovës që e kanë njohur nga të parat shtetin e Kosovë. “Prandaj është jetike për venin tonë që kultivoj këto raporte të miqësisë që Kosovën do ta dërgojnë drejt familjes euroatlantike”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se ai do të merr pjesë edhe në Samitin e liderëve të rajonit, ku do të marrin pjesë mbi 10 presidentë të rajonit, derisa mysafir special do të jetë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
“Pjesëmarrja e presidentit të Gjermanisë në këtë Samit është një shpresë se ardhmja evropiane e ronit kalon përmes portës së Berlinit. Prandaj dua të besoj që ky takim i presidenteve të rajonit do të jetë një mundësi e thellimit të bashkëpunimit të shteteve tona”, ka theksuar Thaçi për Radio Kosovën
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...