Lajme

Thaçi: Nëse është nevoja Beogradit do t’i përgjigjemi me Ushtri

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 14 March 2019

“Nëse nuk ndalet Beogradi me retoriken e tij, ne do të jemi të pakompromis për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Do të përgjigjemi si një komb me ushtri”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë debatit televiziv në Klan Kosova.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në idenë e korrigjimit.

“Unë besoj fuqishëm në idenë e korrigjimit. Çka nënkupton kjo, Kosova vend i pavarur dhe sovran dhe përfshirjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, pa u cenuar asnjë milimetër e Kosovës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Thaçi ka thënë se me shkëmbim nënkupton pazar, dhe se ai nuk bënë pazare.

“Për mua shkëmbimi është pazar dhe unë nuk bëjë pazar. Unë jam vetëm që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës, pasi që mbi 99% në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë t’i bashkohen Kosovës. Edhe 20 vite nëse nuk ndodhë atje do të kemi fare ose pak shqiptarë pasi që do të dëbohen”, ka thënë tutje Thaçi gjatë intervistës.

Sipas tij, për idenë e shkëmbimit të territoreve kanë dhënë opinione edhe shumë personalitete tjera si ish-presidenti Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, e shumë të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera