Lajme

Thaçi në ‘twitter’ kundër shkëmbimit të territoreve

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 06 August 2018

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar edhe një herë se është kundër idesë së shkëmbimit tw territoreve.

Kësaj radhe përmes llogarisë së tij në Twitter, Thaçi theksoi se është vetëm për korigjim të kufirit, një mjet që siç ka thënë ai e kanë përdorur shtete të ndryshme nëpër botë për të kaluar hasmëritë.

“Korrigjimi i kufijve nuk është term i shpikur nga unë, por shumë shtete në botë e kanë përdorur si mjet për të tejkaluar hasmëritë, për të zgjidhur problemet, për të krijuar paqe afatgjate. Këto ditë e kam përsëritur shpesh: korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje, nuk nënkupton shkëmbim të territorit”, ka shkruar ai. /inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera