Lajme

Thaçi në Tiranë nën masa të larta sigurie, prej kujt po frikësohet Presidenti? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 06 September 2018

Nën masa të rrepta sigurie Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur në ambientet e TVKlan në Tiranë.

Siç shihet edhe në fotografi është bërë kontrolli i gjithë vendit nga shoqëruesit e tij nga sigurimi i afërt, shkruan gazeta inFokus.

Sigurimi i Thaçit ka kontrolluar ambientet e televizionit edhe me qen nuhatës, gjë që është e pazakont.

-Advertisement-

Në ndërkohë edhe shumë pjesëtarë të sigurimit kanë shoqëruar Thaçin për Tiranë.

Presidenti Thaçi të premten do të udhëtoj drejt Brukselit ku do të takohet me homologun serb Aleksander Vuçiq./inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera