Lajme

Thaçi në SHBA: Korrigjimi i lehtë i kufirit me Serbinë, duhet të jetë i pranueshëm

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 05 February 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bashkëbisedim në “Council on Foreign Relations” në Uashington DC, ku para një audience të specialistëve të rajonit ka folur për përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

James Pardeë, diplomat amerikan dhe një nga përfaqësuesit e SHBA-së për Kosovën në vitet 1999-2001, pyeti për çështjen e korrigjimit të kufirit.

Thaçi në përgjigjen e tij tha se nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë , atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme.

-Advertisement-

“Por, pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, këto janë resurse të panegociueshme”, pohoi presidenti Thaçi.

“Një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë”, i tha Thaçi.

Sipas tij arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë për të evituar konfilktet.

Sipas Zyrës për Informim të Presidentit, kreu i shtetit theksoi se qëllim kryesor i marrëveshjes është njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Presidenti Thaçi u shpreh se këtë herë duket se edhe Serbia është e interesuar për marrëveshje me Kosovën, ndërsa edhe Rusia duket e gatshme të pranojë një marrëveshje që do të arrihej në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë është vitale për Kosovën. Nuk do të pranojmë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Uashingtonin”, shtoi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera