Thaçi në Prekaz: Po realizohet amaneti i dëshmorëve
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 15 December 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me ç’rast tha se po e realizojnë amanetin e të rënëve për liri.
Thaçi: Po realizohet amaneti i dëshmorëve
“Në ditën e parë të funksionimit të Ushtrisë së Kosovës, sot jam këtu së bashku me kryetarin Jashari dhe kryetarin Lushtaku që të bëjmë nderimet më të larta kombëtare institucionale dhe shtetërore për jetën dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë. Kjo po tregon se po realizohen objektivat dhe amaneti i dëshmorëve të lirisë”, ka thënë Thaçi.
Thaçi tha se meritorë për të arriturat e Kosovës janë të shumtë, por për Prekazin, tha se si asnjë vend tjetër, është vend i respektit e sakrificës.
Thaçi: Prekazi është meritor për të arriturat e Kosovës
“Prekazi dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari është vendi i respektit, i sakrificës, dhe vlerësimit të lartë për të arriturat e lirisë së Kosovës, të pavarësisë, sovranitetit dhe nga dje, edhe Ushtrisë së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Pas homazheve, Thaçi u përshëndet edhe me një grup të rinjsh nga komuna e Rahovecit, të cilët kishin ardhur për vizitë në Prekaz.
Para presidentit Thaçi, ata kënduan këngë për Prekazin.
Përndryshe, gjatë ditës së sotme, Thaçi ka nisur homazhet te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti, për të vazhduar më pas te varrezat në Velani, ku bëri homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, raporton KosovaPress.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...