Lajme

Thaçi në përvjetorin e masakrës së Belegut thotë që Kosova nuk do ndalet së kërkuari drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 29 March 2020

21 vite më parë në Deçan ndodhi masakra e tmerrshme e Belegut.

E tash pas më shumë se dy dekadave, të vrarët nuk janë më e ata që i vranë janë të lirë, shkruan gazeta inFokus.

Por, pavarësisht kësaj, që tashmë janë mbi dy dekada nga kjo kohë e nuk ka drejtësi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po thotë që Kosova nuk do ndalet së kërkuari atë.

-Advertisement-

“Sot kujtojmë martirët e vrarë mizorisht nga kriminelët serbë para 21 viteve në fshatin Beleg të Deçanit. Edhe pas 21 vitesh askush nuk ka dalë para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare as për këtë krim. Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës. Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë”, ka thënë Thaçi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera