Lajme

Thaçi në Kanada: Dikur na pritën si refugjatë, kurse tash na presin si partner

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 22 November 2017

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndrojë në shtetin e Kanadasë, ku edhe po zhvillon takime me krerët e vendit.

Së fundi Thaçi ka zhvilluar një takim me Kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Geoff Regan.

Thaçi ka thënë gjithashtu se ishin këta që dikur na pritën si refugjatë e tash po na e presin si partner.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë:

Me Kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Geoff Regan, ndamë bindjen e njëjtë se Kosova dhe Kanadaja duhet ta thellojnë bashkëpunimin edhe më shumë. Biseduam për të kaluarën, të ardhmen dhe për vlerat që na bashkojnë si popuj. Dikur na pritën si refugjatë, kurse tash na presin si partner. HTH (Fotot: Astrit Ibrahimi)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera