Lajme

Thaçi në darkë me Palmerin, e shoqëron ambasadorja Çitaku

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 26 February 2020

Presidenti Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton se e ka takuar të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi thotë se pati një darkë punë me Palmerin, me shefin e Këshillit të Atlantikut dhe me përfaqësues nga Senati e Kongresi.

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Ëilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Presidenti ka qenë i shoqëruar në këtë darkë me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.

Së fundmi të dy janë përmendur lidhur me skandalin e njohjes së Kosovës nga Xhamajka. Presidenti Thaçi dha lajmin se Kosova e ka marrë njohjen nga ishulli i Karaibeve, gjë që u demantua.

Presidenca i la fajin ambasadores Çitaku për këtë njoftim të rremë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera