Lajme

Thaçi në Berlin: BE ta marrë vendimin për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 06 December 2019

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës ka marrë pjesë të premten në Konferencën që është organizuar në Berlin të Gjermanisë.

Ai tha se aty theksoi se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe se po i bëhet padrejtësi nga Bashkimi Evropian.

“Konferenca e sotme në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën dhe rajonin tonë. Republika e Kosovës e meriton liberalizimin dhe Bashkimi Evropian duhet ta marrë vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë sa më shpejt që është e mundur. Edhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i qytetarëve tanë dhe bllokimi i këtyre negociatave ishin mesazhe shumë të këqija për tërë Ballkanin Perëndimor”, shkruan Thaçi.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se kjo ishte një mundësi e mirë për të dhënë mesazhin se Bashkimi Evropian duhet të tregojë vizion në qasjen ndaj rajonit.

“Për më tepër, ishte mundësi e mirë për të dhënë mesazhin se Bashkimi Evropian duhet të tregojë vizion në qasjen ndaj rajonit. Me politikë të drejtë dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian, i gjithë rajoni ynë së bashku mund të ecë përpara”, shkruan Thaçi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera