Lajme

Thaçi: Nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën për këtë ditë

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 14 December 2018

Presidenti Thaçi në ceremoninë qendrore për transformimin e FSK-së i ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë edhe këtë ditë, shkruan Gazeta inFokus

“Sot përmbyllëm një proces të nisur para shumë vitesh.Morëm një hap të rëndësishëm drejt përmbylljes së shtetësisë sonë pasi ushtria është shtyllë e shtetit.Kjo është meritë, para së gjithash e çdo pjesëtari të FSK-së, e punës së tyre, e profesionalizmit të vet.Falë kësaj pune është bërë e mundur që të ecim përpara në zgjerimin e mandatit të FSK-së, që të bëhet ushtri e vërtetë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit, njëherësh Komandant Suprem, ka thënë se FSK-ja sot nuk është vetëm ushtri, por ajo është kthyer në institucionin më të besueshëm në Kosovë.

-Advertisement-

“Është bërë institucion që më së miri paraqet vlerat e Kosovës, të shoqërisë sonë.Bashkëjetesa, solidariteti, përkushtimi, profesionalizmi, janë vlerat e FSK-së, por edhe të tërë shoqërisë sonë”, ka thënë Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera