Thaçi ndanë urdhrin ‘Hero i kombit’ për ish komandantin Jetë Hasani
Autori: Gazeta inFokus
15:52 | 04 Maj 2017
Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë dekoratën “ Urdhri Hero i Kombit” për Jetë Hasanin, Komandantin e njësive të para të UÇK-së në Shtime dhe veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare.
Urdhri i Presidentit të Republikës për Heroin Jetë Hasani ndahet në përkujtim të zbulimit të shtëpisë muze ku është vendosur Batalioni i dytë “Ruzhdi Salihu” –shtabi i batalionit i prirë nga Komandantët Jetë Hasani dhe Ramiz Çeriqi-Luani. Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë kontributin e themeluesit të UÇK-së, në Shtime dhe arsimdashësit Jetë Hasani.
Jetë Hasani ishte Komandanti i njësive të para të UÇK-së, në Komunën e Shtimes. Ai emrin e trashëgoi nga gjyshi i tij, i cili po ashtu ishte vrarë për kauzën kombëtare në luftën e NDSH.
Në momentet më kritike, kur nxënësit e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime u larguan nga godina shkollore , Jetë Hasani me vet iniciativën e tij bleu truallin dhe ndërtoi me vet financim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që me tre shtator 1995 të filloi mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me rradhe.
Ai po ashtu për sigurinë e nxënësve u detyra që ta blinte edhe shtëpinë e një romi që ishte fqinje me shtëpitë shkolla që ishin në pronësi të familjes Hasani. Romi i cili ishte edhe bashkëpunëtorë i pushtuesit serb shkaktonte çdo ditë problem nxënësve dhe profesorëve duke i penguar që të zhvillojnë mësimet. Shtëpinë e blerë nga një rom, Jeta e rrënoi atë dhe e përgatiti për nxënësit një fushë volejbolli. Si i tillë Jeta tërheqë vëmendjen e ilegales ku, në janar të vitit 1989 anëtarësohet në Organizatën ilegale “KOMITETI KOMBËTAR SHQIPTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE”, Komitet ky që vepronte në ilegalitet të thellë që drejtohej nga Ruzhdi Saramati.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt| Gjykata e Pejës thotë se sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































