Lajme

Thaçi mund ta mandatoj Kurtin, por i frikësohet lojërave të VV’së

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 15 January 2020

Qysh sot Hashim Thaçi mund të mandatojë si kryeministër Albin Kurtin.

Kështu ka thënë njohëses i çështjeve politike, Ramush Tahiri, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Tahiri këtë mund të për pasi që Kurti e ka një videoincizim e ka nominuar veten dhe i ka shpallur emrat për ministra nga radhët e subjektit që drejton.

Por nëse Thaçi e bën një gjë të tillë, sipas Tahirit, LVV-ja mund ta refuzojë dhe ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo çështje mund të zgjasë me muaj.

Po ashtu në intervistën për gazetën “Zëri” ,Tahiri ka thënë se marrëveshja LVV – LDK do të dështojë nëse LDK-ja vazhdon të insistojë për kryeparlamentarin.

Sipas tij, Albin Kurti s’mund ta shkarkojë Glauk Konjufcën, ngase një veprim i tillë do ta shkatërronte Vetëvendosjen./Gazeta inFokus/

Të tjera